Thirrje për 6 studentë që të punësohen në Praktika.al
Artikuj

Thirrje për 6 studentë që të punësohen në Praktika.al

07-03-2023

Praktika.al ka nxjerrë së fundmi thirrjen për të punësuar jo pak, por 6 studentë që do i bashkohen skuadrës së vet në realizimin e misionit të saj.

Përgjatë 2 javëve, thirrja do të qëndrojë e hapur për të pranuar aplikimet nga studentë të fushave të ndryshme që e ndjejnë veten se plotësojnë kriteret unike të kësaj fushate. Praktika.al po kërkon studentët të cilët e shohin veten si më popullorët e grupit të tyre, janë kreativë, shpirti i festës dhe gjithmonë gati për sfida të reja. Gjithashtu, kandidatët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi, të jenë të shoqërueshëm dhe të kenë njohuri të mira digjitale.
Shpërndaje lajmin nëse njeh persona të tillë, ose apliko këtu nëse je një prej tyre.

Kliko këtu për të aplikuar.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 20.03.2023, ora 23:59.
Studentët do të përzgjidhen në një garë intervistash “speedview” të cilat janë konceptuar për të qenë një eksperiencë unike për secilin prej kandidatëve, ku më të mirët do të spikasin natyrshëm.

Për më shumë në lidhje me datat e intervistave, do ju vemë në dijeni në ditët në vazhdim.

Kush është Praktika.al?

Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Platforma shërben si pikëtakim i kompanive, të rinjve dhe institucioneve arsimore, por nuk është thjesht një mbles digjital. Praktika.al krijon vlera të reja. Ne fuqizojmë përdoruesit tanë. Kompanitë mund të ndërtojnë profilin e tyre duke promovuar mjedisin dhe kulturën e punës, të shpallin njoftime për praktika dhe të kontaktojnë direkt kandidatë potencialë.

Studentët dhe nxënësit po ashtu kanë mundësi të informohen mbi mundësitë që tregu i punës ofron, të praktikojnë aftësitë që marrin në shkollë, të orientohen drejt zgjedhjes së duhur të karrierës duke bërë të mundur edhe kalimin më të lehtë nga universiteti në tregun e punës.

Universitetet mund të ngushtojnë hendekun që ekziston midis tyre dhe bizneseve duke promovuar mes studentëve të nxënit në vendin e punës, si pjesë integrale e kurrikulës së programeve.

Ndaje me miqte

Blog

3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës

3 Strategji: Si të ...

3 këshilla – Si të silleni gjatë një eventi pune

3 këshilla – Si ...

Këshilla praktike: Si të ndërhyjmë gjatë takimeve online, pa u treguar të pasjellshëm

Këshilla praktike: ...