Këshilla praktike: Si të ndërhyjmë gjatë takimeve online, pa u treguar të pasjellshëm
Blog

Këshilla praktike: Si të ndërhyjmë gjatë takimeve online, pa u treguar të pasjellshëm

27-10-2023

 

Nga Katia Hanxhari
__________________

 

Takimet virtuale të kryera nëpërmjet platformave si Zoom, Google Meet, Teams etj, janë bërë një pjesë e pandashme e rutinës së punës, duke qenë se janë efiçente dhe kursejnë kohë. Megjithatë, përtej përfitimeve, ndodh që kanë edhe ngërçet e tyre. Ndërhyrjet gjatë një takimi virtual mund të jenë të sikletshme dhe të kthehen në situata sfiduese. Në thelb, të ndërpresësh dikë mund të konsiderohet si mungesë respekti, por jo domosdoshmërisht është e gabuar. Përkundrazi, ndonjëherë është shumë e nevojshme për arsye të ndryshme: mungesë konteksti, informacion i tepërt dhe i panevojshëm, ripërsëritje e parafolësve, etj. Të ndërpresësh dikë gjatë një takimi virtual është padyshim diçka e cila duhet menaxhuar me kujdes sepse mungesa e komunikimit ballë për ballë mund të krijojë keqkuptime. Në varësi të karakterit të pjesëmarrësve në një takim, mund të ndodhë që disa prej tyre me natyrë më introverte të mund të demotivohen për t’u angazhuar në diskutim, ndryshe nga të tjerë për të cilët nuk përbën problem.

Pavarësisht rrethanave të ndryshme, ne kemi disa këshilla praktike që mund t’ju hyjnë në punë kur lind nevoja të ndërhyni në momente të caktuara gjatë takimit.

1. Tregoni prezencë

Është thelbësore që në fillim të çdo takimi, të shprehni mendimet ose opinionet tuaja në momentin e parë që ju jepet mundësia. Kjo jua bën më të thjeshtë të viheni re, gjë e cila ju rrit vetëbesimin dhe ju shtyn të merrni iniciativën të ndërhyni kur e shihni të nevojshme.

 

2. Prisni momentin e duhur

Pritja e një pauze ndonjëherë është gjëja më me vend për t’u bërë, sidomos nëse jeni në një takim paksa të rrëmujshëm dhe me shumë pjesëmarrës.

 

3. Përdorni opsionin ‘’Ngri dorën’’

Opsioni i ngritjes së dorës ju ndihmon të tërhiqni vëmendjen e kolegëve dhe pjesëmarrësve të tjerë gjatë takimit virtual, duke ju hapur kështu rrugën të merrni fjalën.

 

4. Përdorni shprehje të shkurtra

Fraza të tilla si: “Gjithsesi…”, “Megjithatë…”,  “Pavarësisht kësaj…”, “Përveç kësaj…” etj., shpeshherë tërheqin vëmendjen dhe i bëni me dije pjesëmarrësve se doni të shprehni mendimin tuaj duke e bërë bisedën sa më tërheqëse dhe duke ofruar kështu një perspektivë të re.

 

5. Kërkoni ndihmën e moderatorit

Një person që menaxhon takimin, i cili ka përgjegjësinë e dhënies së fjalës apo shtron pyetjet kur është nevoja, është një zgjedhje efektive për mbarëvajtjen e takimeve virtuale.

Ndaje me miqte

Blog

3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës

3 Strategji: Si të ...

3 këshilla – Si të silleni gjatë një eventi pune

3 këshilla – Si ...

Këshilla praktike: Si të ndërhyjmë gjatë takimeve online, pa u treguar të pasjellshëm

Këshilla praktike: ...