10 Arsye përse kompanitë duhet të investojnë në programet e praktikave
Karriere

10 Arsye përse kompanitë duhet të investojnë në programet e praktikave

07-04-2022

Lexoni më poshtë 10 arsye përse kompanitë duhet të investojnë në programet e praktikave sipas European Alliance for Apprenticeships.

 

    1. 1. Praktikat profesionale krijojnë një dinamikë të favorshme si për praktikantët, ashtu edhe për kompanitë. Për praktikantët është një përvojë e vlefshme në hapat e parë të karrierës dhe për kompanitë është një investim në forcën e tyre të ardhshme të punës.

 

    1. 2. Programi i praktikave ndihmon bizneset të krijojnë një grup punonjësish të kualifikuar që kontribuojnë drejtpërdrejt në interesat e kompanisë. Përveç kësaj, praktikat janë një burim i qëndrueshëm dhe i besueshëm për punonjës të kualifikuar, ekzekutivë apo liderë të së ardhmes.

 

    1. 3. Punonjësit që janë rekrutuar nëpërmjet praktikave profesionale janë të predispozuar të jenë më besnikë ndaj kompanisë dhe më të motivuar në plotësimin e detyrave të tyre, duke siguruar jetëgjatësinë e stafit të punës dhe reduktuar nevojën e rekrutimeve të papritura.

 

    1. 4. Praktikantët nxisin një frymë të re bashkëpunimi në vendin e punës nëpërmjet ideve dhe perspektivave të reja.

 

    1. 5. Marrëdhënia midis praktikantit dhe mentorit apo trajnuesit mund të rrisë harmoninë në mjedisin e punës dhe të bëhet një model pozitiv i bashkëpunimit midis brezave.

 

    1. 6. Praktikat nxisin një kulturë pune më gjithëpërfshirëse, e cila ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien e punonjësve dhe imazhin e kompanisë.

 

    1. 7. Praktikantët mund të sjellin propozime novatore dhe të vlefshme në mjedisin e punës, pasi mund të jenë njohur me aplikimin e tyre gjatë eksperiencave të mëparshme në trajnime, evente apo aktivitete vullnetare.

 

    1. 8. Kompanitë mund të krijojnë një vend pune më të sigurt nëse investojnë në programe praktikash që kanë në fokus ndër të tjera, trajnime për sigurinë në vendin e punës.

 

    1. 9. Kostot fillestare të investimit në praktikantët e rinj mund të reduktohen dhe nga mbështetja financiare që vjen nga burime të ndryshme si p.sh: fonde të organizatave jo fitimprurëse, apo dhe të huaja (psh. fonde të BE-së). Në përgjithësi, kostot e një praktike janë të papërfillshme pasi pas programit bizneset përfitojnë një fuqie punëtore të kualifikuar.

 

    1. 10. Shumë kompani stepen prej procedurave të shumta administrative në rekrutimin e praktikantëve të rinj ose trajnimit të stafit për të qenë trajnues. Gjithsesi, duhet të bëhet e ditur se për të lehtësuar këto procese administrative, kompanitë mund të përfitojnë mbështetje jofinanciare nga autoritetet të ndryshme publike, shërbimet publike të punësimit, dhomat e tregtisë dhe entet ndërmjetësuese etj.

 

 

Shkarko dokumentin origjinal nga buletini i European Alliance for Apprenticeships

Ndaje me miqte

Blog

3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës

3 Strategji: Si të ...

3 këshilla – Si të silleni gjatë një eventi pune

3 këshilla – Si ...

Këshilla praktike: Si të ndërhyjmë gjatë takimeve online, pa u treguar të pasjellshëm

Këshilla praktike: ...