Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Platforma digjitale Moodle
Në këtë modul do të mund të merrni njohuritë bazë mbi platformën digjitale Moodle, duke u aftësuar në përdorimin e saj në nivel fillestar. Do të përvetësoni se si të hapni një llogari në Moodle dhe se si të krijoni dhe organizoni lëndët tuaja.
JAVA
2
MODULI II. Platforma digjitale MësoVET
Ky modul vendos në fokus platformën digjitale MësoVET. Specifikat e saj, mënyra e përdorimit, si dhe ndikimi që ka në nxitjen e ndërveprimit në procesin mësimor janë çështjet kryesore që trajtohen në modul.
JAVA
3
MODULI III. Platforma digjitale Google Classroom
Google Classroom përfaqëson një ndër platformat më të përdorura në botë nga mësimdhënësit. Në këtë modul do të mund të aftësoheni në përdorimin e kësaj platforme me nxënësit tuaj, duke përftuar nga lehtësitë dhe benefitet që ajo krijon në organizimin e orës së mësimit.
JAVA
4
MODULI IV. Komunikimi në distancë me Google Meet dhe Zoom
Ky modul na aftëson në përdorimin e platformave Google Meet dhe Zoom, si që i vijnë në ndihmë mësimdhënësve për të organizuar takime online me nxënësit. Do të mund të hapim llogari në këto platforma dhe të mund t'i përdorim ato sipas funksioneve të tyre.
JAVA
5
MODULI V. Platformat për të nxitur ndërveprimin (Mentimeter/Kahoot)
Do të zbulojmë në këtë modul se si të përdorim platformat Mentimeter dhe Kahoot për të angazhuar nxënësit gjatë orës së mësimit dhe për të nxitur ndërveprimin në klasë, duke u aftësuar në hapjen e llogarive në këto platforma dhe në ndërtimin e veprimtarive mësimore duke përshtatur opsionet që ato ofrojnë.
JAVA
6
MODULI VI. Platformat me materiale mësimore falas Khan Academy & Ted Ed
Në këtë modul do të përvetësojmë, nëpërmjet demonstrimeve, se si të përdorim dy platforma që ofrojnë materiale mësimore falas: Khan Academy dhe TedEd. Do të njihemi me avantazhet e tyre dhe me mënyrat se si mund të shfrytëzohen në mbështetje të të nxënit.
JAVA
7
MODULI VII. Platformat për komunikim elektronik dhe dokumentim Google Drive & YouTube
Fokusi i këtij moduli janë platformat për Google Drive dhe YouTube, të cilat mbështetin komunikimin elektronik dhe dokumentimin. Do të kuptojmë më shumë se si t'i përdorim ato për të nxitur bashkëpunimin dhe përqendrimin e nxënsëve, si dhe për t'i motivuar ata për të nxënë.
Sonila Papathimiu
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë
Ornela Hasrama
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; eksperte pedagogjike pranë Praktika.al
Praktika.al
Dallimi i karakteristikave të platformave të trajtuara
Hapja e një llogarie/lënde të re, krjimi i një blloku dhe kryerja e ndryshimeve të tjera në mjetin e krijuar
Identifikimi i avantazheve dhe disavantazheve të secilës platformë
Krahasimi i përparësive dhe i mangësive të secilës platformë
Përcaktimi i platformës më të përshtatshme për zhvillimin e orës mësimore sipas kontekstit
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik