Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Mësimdhënia, të nxënët dhe menaxhimi institucional drejt digjitalizimit
Si po transformohet mësimdhënia, të nxënit dhe menaxhimi institucional në sajë të digjitalizimit të procesit mësimor? Cilat janë rolet që po marrin aktorët e këtij procesi? Ky është fokusi i këtij moduli.
JAVA
2
MODULI II. Bazat e të nxënit digjital: përshtatja me audiencën, kriteret dhe veçoritë pedagogjike
Ky modul ka në thelb parimet dhe kriteret mbi të cilat mbështetet të nxënit digjital, si dhe mënyrën se si procesi i të nxënit i përshtatet audiencës, duke u bazuar në njohjen e saj dhe në qëndrim empatik.
JAVA
3
MODULI III. Infrastruktura dhe mjetet e krijimit të përmbajtjes digjitale
Mësimi digjital duhet të mbështetet në një infrastrukturë fizike dhe digjitale të posaçme, si dhe në përdorimin e mjeteve të krijimit të përmbajtjes digjitale? Por cilat janë këto elemente? Si i vijnë ato në ndihmë këtyre formave moderne të të nxënit?
JAVA
4
MODULI IV. Strukturimi i materialit mësimor digjital: nga përcaktimi i rezultateve të të nxënit te instrumentet e vlerësimit
Ndjekja e një strukture të caktuar lehtëson punën e hartuesit të materialit mësimor digjital, të mësuesit që e përdor materialin për mësimin që zhvillon, si dhe të nxënësit, i cili orientohet më mirë me përmbajtjen dhe veprimtaritë mësimore në platformë, veçanërisht kur punon në mënyrë të pavarur. Një prej strukturave më efektive në organizimin e materialit mësimor digjital është MAIPA, e cila përbën edhe thelbin e këtij moduli.
JAVA
5
MODULI V. Mësimi online
Ç'nënkupton mësimi online? Si planifikohet dhe si realizohet ai? Cilat janë disa nga këshillat që mund të ndjekim për ta zhvilluar në mënyrë sa më efektive? Këto janë çështjet kryesore të trajtuara në këtë modul.
JAVA
6
MODULI VI. Mësimi i kombinuar
Mësimi i kombinuar është shndërruar tashmë në kryefjalën e mësimdhënies së sotme. Në këtë modul do të njihemi me modelet e mësimit e kombinuar dhe faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e tyre. Do të aftësohemi gjithashtu në planifikimin e mësimit të kombinuar dhe në aplikimin e suksesshëm të tij.
JAVA
7
MODULI VII. Mikromësimi dhe aksesueshmëria në përmbajtjen digjitale
Sot nxënësit preferojnë të mësojnë ndryshe nga më parë. Ata preferojnë të marrin informacion jo të ngarkuar, lehtësisht të kuptueshëm dhe që transmetohet tek ata në mënyrë sa më tërheqëse. Në të njëjtën kohë, dëshirojnë që përmbajtjen ta aksesojnë në çdo kohë, nga çdo vend, nga cilado pajisje që zotërojnë dhe që u përshtatet nevojave apo specifikave të tyre. Në këtë modul do të njihemi pikërisht me konceptin e mikromësimit dhe të aksesueshmërisë digjitale, si dy komponentë shumë të rëndësishëm të të nxënit digjital.
Edlira Kola
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; eksperte pedagogjike pranë Praktika.al
Ornela Hasrama
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; eksperte pedagogjike pranë Praktika.al
Praktika.al
Analizimi i sfidave kryesore të transformimit digjital të sistemit arsimor
Përzgjedhja e burimeve të besueshme informacioni bazuar në kritere specifike
Aplikimi i kritereve dhe parimeve bazë gjatë punës për zhvillimin e materialeve mësimore digjitale
Përshtatja e një materiali mësimor sipas një strukture specifike
Përcaktimi i insturmenteve kryesore të vlerësimit digjital
Përdorimi i mjeteve të ndryshme të krijimit të përmbajtjes digjitale
Diskutimi mbi mënyrat e rritjes së aksesibilitetit të materialeve mësimore digjitale bazuar në parime specifike
Planifikimi i mësimit online dhe të kombinuar
Aplikimi i mësimit online dhe të kombinuar
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik