Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Karakteristikat kryesore të mësimit të bazuar në projekte
Në këtë modul njihemi me konceptin dhe karakteristikat kryesore të mësimit të bazuar në projekte. Përgjatë modulit identifikohen disa prej ndryshimeve dhe avantazheve që kjo metodë ofron në krahasim me metodat e tjera tradicionale ose/dhe bashkëkohore.
JAVA
2
MODULI II. Përgatitja dhe zbatimi i mësimit të bazuar në projekte
Ky modul i dedikohet praktikimit për të përgatitur dhe zbatuar projekte të ndryshme. Gjithashtu, trajtohen elementët më të rëndësishëm të kësaj metode, që nga krijimi i projektit dhe deri te roli i mësuesit apo nxënësve në të.
JAVA
3
MODULI III. Përshtatja e kurrikulës së zbatuar së lëndës dhe vlerësimi i nxënësve në mësimin e bazuar në projekte
Ky modul fokusohet në pjesën praktike të mësimit të bazuar në projekte dhe veçanërisht në mënyrat e vlerësimit të punës së nxënësve nga mësuesi. Një vëmendje të veçantë në këtë i është kushtuar disa prej parimeve bazë në lidhje me përshtatjen e kurrikulës së lëndës ose pjesëve të saj për këtë metodë mësimdhënieje.
Sonila Papathimiu
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT
Praktika.al
Identifikimi i karakteristikave kryesore të mësimit të bazuar në projekte
Zbatimi i konceptit të standardit “të artë” me shatë elementët për të krijuar një projekt cilësor dhe të zbatueshëm
Vlerësimi nëse një projekt është i mirë ose jo për lëndët e tyre
Identifikimi dhe përshtatja e temave ose kapitujve që mund të përshtaten për mësimin e bazuar në projekte
Përshtatja e pjesëve të caktuara të kurrikulës për Mësimin e bazuar në projekte
Replikimi i praktikave më të mira për vlerësimin e nxënësve gjatë sesioneve dhe pas prezatnimit të fundit
Organizimi dhe planifikimi i ndarjes në sesione të punës së grupeve për realizimin e mësimit të bazuar në projekte
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik