Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Koncepti mbi menaxhimin e klasës në mësimin e kombinuar dhe online
Moduli i parë trajton konceptin e menaxhimit të klasës në mësimin e kombinuar dhe online. Gjithashtu, përgjatë modulit evidentohet roli dhe rëndësia që ka menaxhimi i klasës në procesin e të nxënit, duke e parë atë si një proces ose veprimtari komplekse, i përbërë nga shumë komponentë, si: mjedisi dhe drejtimi i klasës, klima e përgjithshme e klasës, etj.
JAVA
2
MODULI II. Organizimi dhe menaxhimi i klasës
Ky modul fokusohet në organizmin e klasës në kontekstin e ambientit fizik, si një nga elementët që ndikon në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e nxënësve në veprimtaritë mësimore. Rregullimi i vendit të punës, organizimi i klasave me tavolina modulare, menaxhimi i klasës nga mësimdhënësi janë disa nga tematikat e këtij moduli.
JAVA
3
MODULI III. Planifikimi ditor, komponenti më i rëndësishëm i menaxhimit
Moduli i tretë trajton procesin e planifikimit si një komponent të rëndësishëm të menaxhimit të klasës në mësimin e kombinuar dhe online. Përgjatë modulit evidentohet roli i mësimdhënësit në planifikimin ditor si dhe aktivitetet e domosdoshme të përfshira në orën mësimore.
JAVA
4
MODULI IV. Sjelljet problematike dhe menaxhimi i tyre
Në këtë modul evidentohen disa nga sjelljet problematike me të cilat përballen mësuesit gjatë procesit mësimor, duke analizuar shkaqet, pasojat, llojet dhe format e shfaqjes së tyre. Megjithatë, pavarësisht vështirësive mësimdhënësi duhet të kontribuojë në menaxhimin efektiv të klasës për të shmangur situata të komplikuara në klasë. Pikërisht ky modul vjen me disa prej këshillave më efikase për një mësimdhënës në kuadër të menaxhimit të sjelljeve problematike në klasë.
JAVA
5
MODULI V. Strategjitë për menaxhimin e sjelljeve problematike
Moduli i pestë trajton strategjitë për menaxhimin e sjelljeve problematike në klasë. Inkurajimi për të përforcuar sjelljet pozitive të fëmijëve, formimi i nxënësve me shprehitë e duhura sociale, identifikimi i sjelljeve që sinjalizojnë përshkallëzimin e agresivitetit, përfshirja e prindërve, etj., janë disa prej trajtesave të këtij moduli.
JAVA
6
MODULI VI. Modele aktivitetesh për menaxhimin efektiv të klasës në mësimin e kombinuar dhe online
Në këtë modul evidentohen disa modele aktivitetesh për menaxhimin efektiv të klasës, të cilat mund të përdoren gjatë fazave të ndryshme të orës së mësimit. Këto aktivitete i shërbejnë orës së mësimit dhe krijojnë një klimë miqësore në klasë, duke forcuar bashkëpunimin mësues-nxënës. Trajtesat e aktiviteteve sugjeruese për menaxhimin efektiv të klasës janë fokusi i këtij moduli.
Albana Kosovrasti
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT
Praktika.al
Identifikimi i elementëve kryesorë të menaxhimit.
Analizimi i situatave konkrete në lidhje me menaxhimin e klasës.
Planifikimi i fillimit dhe mbarimit të orës së mësimit për një menaxhim sa më efektiv të tij.
Evidentimi i rolit dhe përgjegjësive të mësuesit në organizimin e klasës.
Identifikimi i disa prej mënyrave të suksesshme në organizimin e klasës.
Përcaktimi i disa komponentëve të rëndësishëm që ndihmojnë mësuesin në organizimin sa më saktë të planifikimit ditor.
Zbërthimi i rolit dhe përgjegjësive të mësuesit në menaxhimin e sjelljeve problematike në klasë.
Analizimi i rolit të bashkepunimit të ngushtë me prindërit për menaxhimin me sukses të sjelljeve problematike në klasë.
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik