Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Metodologjitë e reja të mësimdhënies, përfshirja e teknologjive në edukim, si dhe kushtet e ndryshme të nxënësve janë disa prej faktorëve të cilët ndikojnë në domosdoshmërinë e aplikimit të një mësimi gjithëpërfshirës. Arsimi gjithëpërfshirës ka për qëllim të adresojë nevojat e të nxënit të të gjithë fëmijëve dhe, në veçanti, përqendrohet në ata fëmijë të cilët ndihen të përjashtuar. Aksesi, pjesëmarrja dhe mbështetja janë të gjitha të domosdoshme për të siguruar përmbushjen e nevojave dhe prioriteteve të nxënësve. Përgjatë trajnimit do të ofrohen tematika si: diversiteti dhe gjithëpërfshirja; mjedisi gjithëpërfshirës dhe nxitës; bashkëpunimi mes familjes, shkollës dhe komunitetit; problematikat e nxënësve dhe në veçanti të nxënësve me aftësi ndryshe; përdorimi i kompjuterëve dhe i pajisjeve të tjera digjitale nga personat me aftësi ndryshe dhe sfidat në këtë proces; krijimi i një mjedisi mësimor online gjithëpërfshirës dhe kapërcimi i barrierave.
Përmbajtja

JAVA

1

2 orë

MODULI I. Diversiteti dhe gjithëpërfshirja

Në modulin e parë trajtohet koncepti i diversitetit dhe i gjithëpërfshirjes. Në këtë kontekst ofrohet informacion për grupet e ndryshme të fëmijëve që shpesh përjashtohen në mjedisin shkollor dhe më gjerë. Gjithashtu, moduli të jep mundësinë për të reflektuar mbi përmirësimin e tolerancës ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.


JAVA

2

3 orë

MODULI II. Mjedisi gjithëpërfshirës dhe nxitës

Ky modul fokusohet në përkufizimin dhe të kuptuarit e gjithëpërfshirjës në shkollë duke analizuar njëkohësisht edhe konceptin e gjithëpërfshirjes dhe avantazhet e një mjedisi të tillë. Gjithashtu do të identifikohen dallimet mes një klase tradicionale dhe një klase gjithëpërfshirëse, si dhe të mundësuarin e një mësimdhënie të diferencuar sipas nevojave të nxënësve.


JAVA

3

2 orë

MODULI III. Bashkëpunimi me familjen dhe me komunitetin

Në këtë modul evidentohet rëndësia e bashkëpunimit mes familjes, komunitetit dhe shkollës. Fokusin e modulit e përbëjnë tematikat e lidhura me të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve dhe të mësuesve, si dhe në disa ide për të kapërcyar sfidat në komunikimin me prindër.


JAVA

4

3 orë

MODULI IV. Llojet e problematikave të nxënësve, nxënësit me aftësi ndryshe

Moduli i katërt fokusohet në tematika të lidhura me fëmijët me aftësi ndryshe dhe tek llojet më të shpeshta të problemeve që kanë fëmijët. Moduli ofron informacion të pasur që prej përkufizimit dhe klasifikimit të aftësive ndryshe te fëmijët, deri në dhënien e detajimeve të shkaqeve apo llojeve më të shpeshta të aftësive ndryshe.


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Përdorimi i kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera digjitale nga personat me aftësi ndryshe, sfidat në krijimin e një mjedisi të mësuari online

Në këtë modul ofrohet informacion për llojet e ndryshme të teknologjive dhe softuerëve që mund të përdoren në mësimdhënien online për të lehtësuar aksesin dhe të kuptuarin e fëmijëve me aftësi ndryshe fizike dhe mendore. Gjithashtu, evidentohen llojet e teknologjive ndihmëse si dhe disa këshilla për mënyrën se si materialet e përgatitura nga mësimdhënësit mund të jenë më të aksesueshme dhe të kuptueshme nga nxënësi.


JAVA

6

2 orë

MODULI VI. Krijimi i një klase virtuale gjithëpërfshirëse, adresimi i sfidave

Përgjatë modulit gjashtë jepen udhëzime specifike për ta bërë klasën online më gjithëpërfshirëse, duke u nisur nga faqja e internetit që do të përdoret dhe nga dokumentet dhe video, dhe duke vazhduar më tej edhe me disa metoda gjithëpërfshirëse të mësimdhënies.


Autorët e Kursit

Veronika Duci

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Përkufizimi i diversitetit në shkollë

2

Identifikimi i grupeve të fëmijëve vulnerabël

3

Evidentimi i përfitimeve të mësimit të standardizuar dhe të individualizuar

4

Analizimi i mësimdhënies së diferencuar

5

Identifikimi i parimeve të gjithëpërfshirjes nga klasa tradicionale dhe klasa gjithëpërfshirjes

6

Identifikimi i aftësive ndryshe fizike

7

Analizimi i tipareve të fëmijëve me vështirësi të gjuhës dhe të komunikimit

8

Artikulimi i rëndësisë së aksesueshërisë për nxënësit me aftësi ndryshe

9

Evidentimi i teknologjive ndihmëse dhe akomodimet

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime live (webinar) mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, sipas kalendarit të përcaktuar, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik