Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Hartimi i materialeve mësimore digjitale
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Të nxënit nuk duhet të konceptohet si një cikël i mbyllur dhe me sens unik, ku, në një klasë fizike, gjithçka buron nga mësuesi, i cili përcjell njohuritë te nxënësi dhe ky i fundit i riprodhon për t’i risjellë sërish në të njëjtin mjedis. Tashmë nuk flitet vetëm për mësim ballë për ballë, por edhe online ose në distancë, si dhe të kombinuar. Këto mënyra të reja të procesit të të nxënit kanë shtruar, edhe nevojën e një qasjeje të re ndaj materialeve mësimore, për t’i konceptuar dhe hartuar ato në një format të përshtatshëm për një version digjital. Hartimi i materialeve mësimore digjitale është sfidues, pasi procesi i të nxënit duhet të realizohet në mënyrë sa më interaktive duke marrë parasysh edhe mundësinë e të punuarit në mënyrë të pavarur nga ana e nxënësit. Disa pyetje ku fokusohet edhe ky trajnim online janë: si të hartojmë materiale cilësore dhe efektive digjitale? Si ta strukturojmë materialin mësimor në një formë të përshtatshme? Si t’i paraqesim ato në një mënyrë interaktive, përfshirëse dhe interesante?
Përmbajtja

JAVA

1

2 orë

MODULI I. Materialet mësimore digjitale: rëndësia dhe kriteret që duhet të përmbushin

Cila është rëndësia e disponimit të materialeve mësimore digjitale dhe cilat janë kriteret që duhen t'u përmbahemi gjatë hartimit të tyre? Ky është fokusi i këtij moduli.


JAVA

2

2 orë

MODULI II. Përcaktimi i rezultateve të të nxënit dhe i përmbajtjes mësimore

Në këtë modul trajtohet përpilimi i rezultateve të të nxënit. Cilat elemente duhet të konsiderojmë gjatë formulimit dhe cilët komponentë duhet të përfshijmë në to?


JAVA

3

2 orë

MODULI III. Burimet e informacionit për materialet mësimore digjitale

Gjatë përgatitjes së materialeve mësimore, puna me eksplorimin dhe përzgjedhjen e informacionit në burime të ndryshme është sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për burime online. Një set kriteresh na vjen në ndihmë për të përzgjedhur burime të besueshme.


JAVA

4

2 orë

MODULI IV. Përshtatja e një teksti për materialin mësimor digjital

Si ta përshtatim një tekst për materialin mësimor digjital? Cilat aspekte duhet të konsiderojmë? Si ta bëjmë tekstin më lehtësisht të kuptueshëm për audiencën?


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Mjetet ilustruese dhe mediave ndërvepruese në materialin mësimor digjital

Ky modul na aftëson në përdorimin e mjeteve të ndryshme të krijimit të përmbajtjes digjitale. Do të përvetësojmë se si të përzgjedhim dhe të përshtatim foto, video, organizues grafikë etj. në funksion të pasurimit dhe të rritjes së ndërveprimit në materialin mësimor digjital.


JAVA

6

2 orë

MODULI VI. Hartimi i instrumenteve të vlerësimit për materialet mësimore digjitale

Cilat instrumente vlerësimi mund të përfshijmë në materialin mësimor digjital? Si të përzgjedhim mes tyre? Si mund t'i ofrojmë ato në formë sa më interaktive? Ky është fokusi i këtij moduli.


JAVA

7

2 orë

MODULI VII. Përshtatja e një materiali mësimor për version digjital sipas skemës MAIPA

Në këtë modul do të aftësohemi në strukturimin e materialit mësimor digjital sipas skemës MAIPA, e cila mund të aplikohet lehtësisht edhe në ndërtimin e orës mësimore. Do të njihemi me avantazhet e zbatimit të saj dhe me mënyrat e ndryshme se si mund të paraqitet secili komponent.


Autorët e Kursit

Edlira Kola

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Evidentimi i kritereve që duhet të përmbushin materialet mësimore digjitale

2

Identifikimi i burimeve të besueshme të informacionit për materialet mësimore digjitale

3

Përshtatja e një teksti të shkruar për version digjital

4

Përshtatja/përdorimi i mjeteve të krijimit të përmbajtjes digjitale

5

Hartimi i instrumenteve të vlerësimit për materialet mësimore digjitale

6

Strukturimi i materialit mësimor digjital sipas skemës MAIPA

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: 5 takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik