Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Infrastruktura për mësimin e kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga terreni me mësimdhënës të ndryshëm.
Tre (3) takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rrisin interaktivitetin dhe nxisin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Aplikimi i metodave të reja të mësimdhënies, me bazë përdorimin e teknologjive dhe digjitalizimin e materialeve mësimore, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në nevojën e implementimit të infrastrukturës së duhur fizike dhe digjitale në mjedisin edukativ. Nxitja e interaktivitetit të nxënësve dhe rritja e përkushtimit të tyre në mësimnxënie arrihet nëpërmjet përshtatjes së institucionit arsimor ndaj mënyrave të tyre të reja të të nxënit. Pikërisht, për t'i ardhur në ndihmë aktorëve të ndryshëm të institucionit arsimor, kursi trajton tematika si: kombinimi i infrastrukturës fizike me atë digjitale, mjetet dhe platformat mësimore të dobishme në një orë mësimi të kombinuar, sigurimi i privatësisë së të dhënave konfidenciale të mësuesit dhe nxënësit; roli i infrastrukturës fizike dhe digjitale në ruajtjen e cilësisë në arsim, etj.
Përmbajtja

JAVA

1

3 orë

MODULI I. Infrastruktura për mësimin e kombinuar dhe në distancë

Moduli i parë fokusohet në kombinimin dhe komponentët e infrastrukturës fizike dhe dixhitale. Njëkohësisht, bazuar në specifikat e infrastrukturës, realizohet një vlerësim dhe analizë e përzgjedhjes së pajisjeve teknologjike. Shembujt konkretë përqëndrohen në rastet e studimit duke evidentuar rolin që luan infrastruktura fizike dhe dixhitale.


JAVA

2

3 orë

MODULI II. Infrastruktura në shkollë dhe infrastruktura në kushtet e shtëpisë

Ky modul fokusohet në infrastrukturën fizike dhe digjitale të pranishme në mjediset e shkollës dhe të shtëpisë. Përgjatë kursit do të bëhet vlerësimi se si mund t’i asistojmë nxënësit gjatë të punuarit në shtëpi, por edhe disa konsiderata për nxënësit me aftësi të kufizuara.


JAVA

3

3 orë

MODULI III. Pajisjet dhe siguria e të dhënave personale

Moduli i tretë i kursit trajton mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidenciale gjatë procesit mësimor të kombinuar apo në distancë. Tematikat kryesore të modulit janë: dizenjimi i sigurisë, përgjegjësitë e përdorimit, si dhe sigurimi i të dhënave në një orë mësimi.


JAVA

4

3 orë

MODULI IV. Përshtatja e nevojave në kushtet e mungesës së infrastrukturës digjitale dhe asaj fizike

Moduli i katërt ndihmon për të kuptuar përshtatjen e nevojave në kushtet e mungesës së infrastrukturës fizike dhe digjitale, duke u trajtuar nëpërmjet çështjeve si: problemet dhe efektet e shkaktuara nga mungesa e pjesshme apo e plotë e infrastrukturës; dhënia e disa zgjidhjeve të mundshme për realizimin e mësimit në rastet e mungesës së infrastrukturës; si dhe sigurimin e rrjetit të internetit kur fondet janë të kufizuara.


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Infrastruktura digjitale dhe cilësia e mësimdhënies së kombinuar dhe në distancë

Në këtë modul do të trajtohen tematika të lidhura me ruajtjen e cilësisë së procesit mësimor, të kombinuar apo në distancë, nëpërmjet teamtikave si: qasje mbi edukimin cilësor, si dhe ndikimet e infrastrukturës fizike dhe digjitale në cilësinë e arsimit


Autorët e Kursit

Ornela Hasrama

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Identifikimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale të domosdoshme për realizimin e orës mësimore

2

Vlerësimi i disa nga mjeteve/platformave mësimore të dobishme në një orë mësimi si pjesë e infrastrukturës fizike dhe dixhitale

3

Përzgjedhja e pajisjeve më të përshtatshme për mësimin e kombinuar dhe në distancë

4

Propozimi i zgjidhjeve në rastin e punës së diferencuar nëpërmjet infrastrukturës digjitale me nxënësit me aftësi të kufizuar

5

Shmangia e survejimit të të dhënave personale të përditësuara në pajisjet e tyre dixhitale

6

Identifikimi i problemeve dhe efekteve të mungesës së infrastrukturës fizike në mjediset e edukimit

7

Analizimi i elementëve bazë të cilësisë së arsimit në raport me infrastrukturën fizike dhe dixhitale

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje: - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime live (webinar) mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, sipas kalendarit të përcaktuar, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik