Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Menaxhimi efektiv i klasës në mësimin e kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Menaxhimi efektiv i klasës nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme me nxënësit, inkurajimin e nxënësve për t'u përfshirë gjatë mësimxënies pavarësisht mënyrave se si ai nxë, apo edhe ndërtimin e empatisë midis aktorëve të përfshirë në procesin mësimor. Ekzsitojnë parime dhe strategji të cilat ndihmojnë në konsolidimin e konceptit të menaxhimit efektiv, megjithatë si rezultat i mënyrave të reja të të nxënit dhe domosdoshmërinë e aplikimit të metodave me në qendër nxënësin ky menaxhim bëhet edhe më kompleks. Në këtë kurs trajtohen disa prej strategjive që duhen vënë në zbatim për menaxhimin efektiv të klasës në mësimin e kombinuar dhe online, duke u fokusuar te koncepti i menaxhimit, organizmi i klasës, funksionet kryesore të menaxhimit, strategjitë për menaxhimin e sjelljeve problematike, si edhe disa modele aktivitetesh për menaxhimin e klasës.Kursi ofron fleksibilitet të lartë për t'u ndjekur në ritmin tuaj dhe nga cilado pajisje që zotëroni.
Përmbajtja

JAVA

1

3 orë

MODULI I. Koncepti mbi menaxhimin e klasës në mësimin e kombinuar dhe online

Moduli i parë trajton konceptin e menaxhimit të klasës në mësimin e kombinuar dhe online. Gjithashtu, përgjatë modulit evidentohet roli dhe rëndësia që ka menaxhimi i klasës në procesin e të nxënit, duke e parë atë si një proces ose veprimtari komplekse, i përbërë nga shumë komponentë, si: mjedisi dhe drejtimi i klasës, klima e përgjithshme e klasës, etj.


JAVA

2

2 orë

MODULI II. Organizimi dhe menaxhimi i klasës

Ky modul fokusohet në organizmin e klasës në kontekstin e ambientit fizik, si një nga elementët që ndikon në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e nxënësve në veprimtaritë mësimore. Rregullimi i vendit të punës, organizimi i klasave me tavolina modulare, menaxhimi i klasës nga mësimdhënësi janë disa nga tematikat e këtij moduli.


JAVA

3

3 orë

MODULI III. Planifikimi ditor, komponenti më i rëndësishëm i menaxhimit

Moduli i tretë trajton procesin e planifikimit si një komponent të rëndësishëm të menaxhimit të klasës në mësimin e kombinuar dhe online. Përgjatë modulit evidentohet roli i mësimdhënësit në planifikimin ditor si dhe aktivitetet e domosdoshme të përfshira në orën mësimore.


JAVA

4

2 orë

MODULI IV. Sjelljet problematike dhe menaxhimi i tyre

Në këtë modul evidentohen disa nga sjelljet problematike me të cilat përballen mësuesit gjatë procesit mësimor, duke analizuar shkaqet, pasojat, llojet dhe format e shfaqjes së tyre. Megjithatë, pavarësisht vështirësive mësimdhënësi duhet të kontribuojë në menaxhimin efektiv të klasës për të shmangur situata të komplikuara në klasë. Pikërisht ky modul vjen me disa prej këshillave më efikase për një mësimdhënës në kuadër të menaxhimit të sjelljeve problematike në klasë.


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Strategjitë për menaxhimin e sjelljeve problematike

Moduli i pestë trajton strategjitë për menaxhimin e sjelljeve problematike në klasë. Inkurajimi për të përforcuar sjelljet pozitive të fëmijëve, formimi i nxënësve me shprehitë e duhura sociale, identifikimi i sjelljeve që sinjalizojnë përshkallëzimin e agresivitetit, përfshirja e prindërve, etj., janë disa prej trajtesave të këtij moduli.


JAVA

6

2 orë

MODULI VI. Modele aktivitetesh për menaxhimin efektiv të klasës në mësimin e kombinuar dhe online

Në këtë modul evidentohen disa modele aktivitetesh për menaxhimin efektiv të klasës, të cilat mund të përdoren gjatë fazave të ndryshme të orës së mësimit. Këto aktivitete i shërbejnë orës së mësimit dhe krijojnë një klimë miqësore në klasë, duke forcuar bashkëpunimin mësues-nxënës. Trajtesat e aktiviteteve sugjeruese për menaxhimin efektiv të klasës janë fokusi i këtij moduli.


Autorët e Kursit

Albana Kosovrasti

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Identifikimi i elementëve kryesorë të menaxhimit.

2

Analizimi i situatave konkrete në lidhje me menaxhimin e klasës.

3

Planifikimi i fillimit dhe mbarimit të orës së mësimit për një menaxhim sa më efektiv të tij.

4

Evidentimi i rolit dhe përgjegjësive të mësuesit në organizimin e klasës.

5

Identifikimi i disa prej mënyrave të suksesshme në organizimin e klasës.

6

Përcaktimi i disa komponentëve të rëndësishëm që ndihmojnë mësuesin në organizimin sa më saktë të planifikimit ditor.

7

Zbërthimi i rolit dhe përgjegjësive të mësuesit në menaxhimin e sjelljeve problematike në klasë.

8

Analizimi i rolit të bashkepunimit të ngushtë me prindërit për menaxhimin me sukses të sjelljeve problematike në klasë.

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime live (webinar) mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, sipas kalendarit të përcaktuar, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik