Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Mentorimi në Biznes
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga terreni nga mentorë të njohur si; Anton Prenga, Alfred Marku, Gid Shaqiri, etj.
Dëshmi nga përfaqësues të departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Marketingut nga kompani si Deloitte, Timak, etj.
Tre (3) takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rrisin interaktivitetin dhe nxisin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Mentorimi është një proces kompleks, i cili ndeshet me shumë sfida, të cilat lidhen shpesh me nevojën e mentorëve për të njohur më mirë rolin dhe përgjegjësitë e tyre, proceset bazë të praktikës profesionale, si dhe mënyrën se si duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet me praktikantët. Ky kurs është krijuar për të ndihmuar në konsolidimin e profilit të mentorit, me qëllim rritjen e përformancës së tij, që përkthehet edhe në përgatitje më të mirë të praktikantëve për tregun e puëns. Avanconi në këtë kurs sipas ritmit tuaj, duke u aftësuar nëpërmjet përmbajtjes dhe aktiviteteve të ndryshme të ofruara për të shkëlqyer në rolin tuaj si mentor!
Përmbajtja

JAVA

1

3 orë

Moduli 1. Mentorimi dhe mentori

Cilat janë konceptet kyçe të mentorimit në biznes? Ku konsiston roli i mentorit dhe cilat janë përgjegjësitë e tij? Po vetë kompania, çfarë përfiton nga ofrimi i mentorimit? Këto janë kryesore që do të trajtohen në këtë modul.


JAVA

2

3 orë

Moduli 2. Aspektet ligjore të praktikave profesionale

Ky modul vendos në fokus aspektet formale të praktikës profesionale, në këndvështrimin e detyrimeve të mentorit, të përgjegjësive të praktikantit dhe të bashkëpunimit mes kompanisë dhe institucionit arsimor.


JAVA

3

3 orë

Moduli 3. Integrimi i praktikantit në vendin e punës

Integrimi i praktikanit është thelbësor në mbarëvajtjen e praktikës profesionale. Në këtë modul, do të mund të njiheni me hapat që rekomandohen të ndiqen që në momentin e përzgjedhjes së praktikantit dhe përgjatë ditëve të para të praktikës profesionale.


JAVA

4

3 orë

Moduli 4. Proceset e mentorimit

Në këtë modul do të mund të përfitoni njohuritë e nevojshme mbi proceset bazë të mentorimit. Do të përqëndroheni në aftësitë që duhet të nxjerrim në pah te praktikanti ynë, në vlerësimin dhe dokumentimin e ecurisë së tij, deri në momentin kur gjykojmë se praktikanit është gati për t’u punësuar.


JAVA

5

2 orë

Moduli 5. Ndërtimi i kulturës së punës dhe menaximi i konflikteve

Roli i mentorit në biznes nuk konsiston vetëm në përcjelljen e aftësive profesionale te praktikanti. Në këtë modul, do të mund të aftësohemi se si të ndërtojmë një kulture pune të bazuar në besim, inkurajim, frymëzim dhe zgjidhje efektive konfliktesh të mundshme, si elemente po aq të rëndësishëm të praktikës profesionale.


Autorët e Kursit

Gid Shaqiri

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Përkufizimi i qartë i termit "mentor"

2

Identifikimi i përfitimeve të mentorimit nga ana e kompanisë

3

Zbërthimi i rolit, kompetencave dhe detyrimeve të mentorit

4

Njohja me aspektin ligjor të praktikës profesionale dhe detyrimet ligjore

5

Analiza e planifikimit të praktikës profesionale

6

Dokumentimi sipas rregullave i procesit të mentorimit

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kliko mbi butonin Regjistrohu dhe shprehni interesin tuaj duke lënë të dhënat tuaja. Më pas do kontaktoheni nga ekipi trajnues.
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi nis javën e parë të tetorit.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik