Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Karakteristikat kryesore të mësimit të bazuar në probleme. Kur të mësuarit fillon me një problem.
Moduli i parë trajton konceptin dhe karakteristikat kryesore të metodës së mësimit të bazuar në probleme, historikun e përdorimit të saj, strategjitë e formimit të grupeve funksionale, si dhe avantazhet që kjo metodë ofron në krahasim me metodat e tjera të mësimdhënies, qofshin ato tradicionale apo bashkëkohore.
JAVA
2
MODULI II. Projektimi dhe zbatimi i mësimit të bazuar në probleme
Në këtë modul njihemi më në detaje me mënyrën se si të zbatojmë në praktikë këtë metodë mësimi, elementet më të rëndësishëm të saj, hapat e procesit të mësimit të bazuar në probleme, si dhe rolin e mësuesit apo nxënësit në të.
JAVA
3
MODULI III. Përshtatja e kurrikulës së zbatuar së lëndës dhe vlerësimi i nxënësve në mësimin e bazuar në probleme
Ky modul fokusohet në pjesën praktike të mësimit të bazuar në probleme dhe veçanërisht në mënyrat e vlerësimit të punës së nxënësve nga mësuesi. Një vëmendje të veçantë në këtë i është kushtuar disa prej parimeve bazë në lidhje me përshtatjen e kurrikulës së lëndës ose pjesëve të saj për këtë metodë mësimdhënieje.
Sonila Papathimiu
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT
Afërdita Alizoti
Praktika.al
Identifikimi i karakteristikave kryesore të mësimit të bazuar në probleme
Krijimi i skenarëve të thjeshtë problemi dhe të vlerësimit nëse ai është një problem i mirë ose jo për lëndën e tyre
Identifikimi dhe përdorimi i shtatë hapave të procesit të mësimit të bazuar në probleme dhe veprimtaritë për secilin prej tyre
Përshtatja e pjesëve të kurrikulës së lëndës së tyre për mësimin e bazuar në probleme
Përdorimi i praktikave më të mira për vlerësimin e nxënësve gjatë sesioneve dhe pas prezantimit të fundit
Përshtatja e pjesëve të caktuara të kurrikulës për mësimin e bazuar në probleme
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik