Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Mësimi i bazuar në projekte
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Aplikimi i mësimdhënies me në qendër nxënësin tashmë është kthyer në domosdoshmëri për t'u përshtatur me mënyrat e reja të të nxënit dhe mundësive të progresit të nxënësve. Një prej këtyre metodologjive bashkëkohore është edhe mësimi i bazuar në projekte. Përgjatë trajnimit mësimdhënësit aftësohen në konceptet dhe parimet bazë të mësimit me bazë projektin, si dhe në aplikimin e suksesshëm të kësaj metode. Kursi ofron fleksibilitet të lartë për t'u ndjekur në ritmin tuaj dhe nga cilado pajisje që zotëroni.
Përmbajtja

JAVA

1

4 orë

MODULI I. Karakteristikat kryesore të mësimit të bazuar në projekte

Në këtë modul njihemi me konceptin dhe karakteristikat kryesore të mësimit të bazuar në projekte. Përgjatë modulit identifikohen disa prej ndryshimeve dhe avantazheve që kjo metodë ofron në krahasim me metodat e tjera tradicionale ose/dhe bashkëkohore.


JAVA

2

4 orë

MODULI II. Përgatitja dhe zbatimi i mësimit të bazuar në projekte

Ky modul i dedikohet praktikimit për të përgatitur dhe zbatuar projekte të ndryshme. Gjithashtu, trajtohen elementët më të rëndësishëm të kësaj metode, që nga krijimi i projektit dhe deri te roli i mësuesit apo nxënësve në të.


JAVA

3

4 orë

MODULI III. Përshtatja e kurrikulës së zbatuar së lëndës dhe vlerësimi i nxënësve në mësimin e bazuar në projekte

Ky modul fokusohet në pjesën praktike të mësimit të bazuar në projekte dhe veçanërisht në mënyrat e vlerësimit të punës së nxënësve nga mësuesi. Një vëmendje të veçantë në këtë i është kushtuar disa prej parimeve bazë në lidhje me përshtatjen e kurrikulës së lëndës ose pjesëve të saj për këtë metodë mësimdhënieje.


Autorët e Kursit

Sonila Papathimiu

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Identifikimi i karakteristikave kryesore të mësimit të bazuar në projekte

2

Zbatimi i konceptit të standardit “të artë” me shatë elementët për të krijuar një projekt cilësor dhe të zbatueshëm

3

Vlerësimi nëse një projekt është i mirë ose jo për lëndët e tyre

4

Identifikimi dhe përshtatja e temave ose kapitujve që mund të përshtaten për mësimin e bazuar në projekte

5

Përshtatja e pjesëve të caktuara të kurrikulës për Mësimin e bazuar në projekte

6

Replikimi i praktikave më të mira për vlerësimin e nxënësve gjatë sesioneve dhe pas prezatnimit të fundit

7

Organizimi dhe planifikimi i ndarjes në sesione të punës së grupeve për realizimin e mësimit të bazuar në projekte

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime live (webinar) mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, sipas kalendarit të përcaktuar, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik