Për të gjithë mentorët në biznese
Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë
JAVA
1
MODULI I. Kuptimi, parimet, përfitimet dhe sfidat
Në këtë modul përfitohen njohuritë bazë mbi mësimin e kombinuar, si një modalitet bashkëkohor, i mbështetur në gërshtetimin e veprimtarive të kryera në mënyrë tradicionale ballë për ballë me ato që zhvillohen online. Gjithashtu identifikohen përfitimet kryesore të mësimit të kombinuar, si dhe sfidat e tij.
JAVA
2
MODULI II. Modelet e mësimit të kombinuar
Moduli i dytë fokusohet në disa prej modeleve kryesore të mësimit të kombinuar. Përgjatë modulit trajtohen tiparet e tyre, mënyra se si realizohen, si dhe avantazhe e disavantazhe që këto modele paraqesin.
JAVA
3
MODULI III. Konteksti virtual i mësimit të kombinuar
Në këtë modul trajtohet koncepti i mjedisit mësimor virtual së bashku me parimet mbi të cilat mbështetet ky mjedis, avantazhet e tij, disavantazhet, si dhe sfidat në përdorim. Gjithashtu eksplorohen burimet e hapura edukative dhe mjetet e ndryshme digjitale të cilat ndihmojnë në implementimin e suksesshëm të mësimit të kombinuar.
JAVA
4
MODULI IV. Mësimi i kombinuar në praktikë: planifikimi, vlerësimi dhe përdorimi i të dhënave
Moduli i katërt fokusohet në disa aspekte praktike të mësimit të kombinuar, si në: planifikimin e tij, procesin e vlerësimit në mësimin e kombinuar, si dhe në mbledhjen e të dhënave të vlefshme nëpërmjet aplikimit të këtij modaliteti të nxëni, me qëllim përmirësimin e procesit mësimor në tërësi.
JAVA
5
MODULI V. Mësimi i kombinuar dhe aftësimi digjital i nxënësve për tregun e punës: si mund të kontribuojë mësimdhënësi?
Në këtë modul trajtohet roli që luan aplikimi i mësimit të kombinuar në aftësimin digjital të nxënësve, efektet e tij në përvojën digjitale të nxënësve, aftësitë që kërkohen sot në tregun e punës; ndikimin e aplikimit të mësimit të kombinuar në konsolidimin e aftësive digjitale, si dhe rolin që mund të kenë mësimdhënësit në aftësimin digjital të nxënësve.
Edlira Kola
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; eksperte pedagogjike pranë Praktika.al
Ornela Hasrama
Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë; eksperte pedagogjike pranë Praktika.al
Praktika.al
Përkufizimi i qartë i termit "mësim i kombinuar"
Aplikimi në praktikë i parimeve tw mësimit të kombinuar
Përcaktimi i aftësive digjitale kryesore të mësimdhënësit për aplikimin e mësimit të kombinuar
Krahasimi i tipareve, mënyrës së realizimit, avantazhet dhe disavantazhet e modeleve kryesore të mësimit të kombinuar
Aplikimi i modeleve kryesore të mësimit të kombinuar
Identifikimi i elementeve bazë të kontekstit virtual të mësimit të kombinuar
Evidentimi i elementeve dhe veçorive kryesore të një mjedisi mësimor digjital, mjeti të hapur digjital dhe burimi të hapur edukativ
Planifikimi i një orë mësimi të kombinuar sipas kritereve dhe parimeve përkatëse
Artikulimi i rëndësisë së aftësimit digjital të nxënësve
Praktikohu në Kurse të Tjera
Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al
Regjistrohu te buletini Elektronik