Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Planifikimi i zbatimit të kurrikulës në mësimin e kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Ky trajnim shtjellon aspekte të planifikimit të kurrikulës në institucionet e arsimore, parauniversitare dhe ato të AFP-së dhe jep mundësi që të analizohen formate të ndryshme të planifikimit të kurrikulës që lidhen me kurrikulën e formimit të përgjithshëm dhe atë AFP-së. Trajnimi u jep mundësi të gjithë profileve të mësuesve arsimit parauniversitar dhe atyre të AFP-së që të identifikojnë strukturën dhe elementet zyrtare të planifikimit vjetor lëndor, sipas kërkesave të kurrikulës zyrtare, si dhe i aftëson mësuesit që të punojnë individualisht për hartimin e planifikimit, duke identifikuar dhe analizuar më parë numrin total të orëve sipas planifikimit zyrtar dhe duke përcaktuar qartë ndarjet e orëve dhe përqindjet e tyre. Trajnimi synon të krijojë aftësi që plani të jetë produkt i kurrikulës zyrtare lëndore, i përbërjes së klasës/grupit, i kompetencave dhe rezultateve të të nxënit. Sqarohen aspekte që kanë të bëjnë me kompetencat e fushës kurrikulare, me rezultatet mësimore, numrin e orëve mësimore, mjetet didaktike të nxënësit/të mësuesit, si dhe identifikimin e pjesëve të teksteve apo literaturës që duhet përdorur gjatë zbatimit të planifikimit, por dhe informacione se si mund të ndërhyhet në planifikimin lëndor kur ai ka probleme gjatë zbatimit.
Përmbajtja

JAVA

1

2.5 orë

MODULI I. Rëndësia e planifikimit të zbatimit të kurrikulës

Në këtë modul trajtohet rëndësia e planfikimit të kurrikulës, llojet e saj, specifikat e planfikimit të kurrikulës për zbatim, liria profesionale e mësimdhënësit gjatë planfikimit të kurrikulës, si dhe aspekte ligjore të planfikimit.


JAVA

2

2 orë

MODULI II. Planifikimi i zbatimit të kurrikulës së formimit të përgjithshëm

Në fokus të modulit vendoset planfikimi i kurrikulës së formimit të përgjithshëm të shkollave të AFP-së, plani vjetor dhe ai tremujor i lëndës, si dhe rubrikat e planit tremujor të kurrikulës së formimit të përgjithshëm në shkollat e AFP-së.


JAVA

3

2.5 orë

MODULI III. Planifikimi i zbatimit të kurrikulës së AFP-së

Llojet e planeve të kurrikulës së AFP-së në shkollat profesionale, rubrikat e planit të mësimdhënies së lëndëve teorike profesionale, si dhe rubrikat e planit të mësimdhënies së moduleve praktike profesionale janë çështjet kryesore që trajtohen në brendësi të modulit.


JAVA

4

2 orë

MODULI IV. Formate të planifikimit të kurrikulës

Moduli na njeh me elementet e formatit të planit të mësimdhënies së lëndëve teorike profesionale, si dhe me ato të mësimdhënies së moduleve praktike profesionale, duke i vendosur edhe në plan krahasues.


JAVA

5

3 orë

MODULI V. Zbatimi online i planifikimit të kurrikulës

Si realizohet zbatimi online i planfikimit të kurrikulës? Cilat janë sfidat që ndeshim gjatë zbatimit të mësimit online dhe si të përballemi me to? Ç'hapa duhet të ndjekim për një planifikim të efektshëm online të mësimdhënies? Këto janë aspektet kryesore të trajtuara në modul.


JAVA

6

2 orë

MODULI VI. Platformat ‘Google classroom’dhe “Google meet”

Moduli ka në fokus platformat Google Classroom dhe Google Meet, veprimtaritë dhe materialet mësimore që realizohen dhe vendosen në Google Classroom, përdorimin e platformës Google Meet dhe ndërveprimin online me nxënësit.


Autorët e Kursit

Robert Gjedia

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Shpjegimi i parimeve pedagogjike mbi të cilat duhet të bazohen mësuesit/instruktorët gjatë procesit të hartimit të planifikimeve të zbatimit të kurrikulës

2

Identifikimi i dokumentacionit zyrtar mbi të cilin mësuesi/instruktori mbështetet për hartimin e planifikimeve të zbatimit të kurrikulës

3

Identifikimi i elementeve më të rëndësishme të një planifikimi të efektshëm të zbatimit online të kurrikulës së IoAFP-ve

4

Dhënia e gjykimeve se si duhet krijuar mjedisi i punës për mësimin online në kushtet e shtëpisë

5

Shqyrtimi i metodave, teknika online që sigurojnë ndërveprim me nxënësit, psh., punë në grupe, situata rasti, diskutimi, debati, projektet, prezantimet etj.

6

Hartimi i një shembulli të formateve të planifikimit të zbatimit të kurrikulës në IoAFP-të

7

Diskutimi rreth rolit dhe kontributit që jep ekipi lëndor i institucioni në procesin e hartimit, përmirësimit dhe miratimit zyrtar të planifikimeve të zbatimit të kurrikulës

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik