Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Një orë mësimore e suksesshme në mësimin e kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Për të garantuar një proces mësimdhënieje dhe të nxëni efikas, një ndër elementet thelbësore është planifikimi i mirë i orës mësimore. Çdo mësimdhënës duhet të zotërojë dhe të përdorë metoda dhe qasje interesante në përcjelljen e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve te nxënësit, duke synuar rritjen e angazhimit të tij, ndërveprim të vazhdueshëm dhe progres në performancën e nxënësve. Ky kurs aftëson mësimdhënësit për të planifikuar në mënyrë të suksesshme një orë mësimore, duke u fokusuar në komponentët e planit mësimor dhe hapat për përgatitjen e planit mësimor, në planet mësimore me tri pjesë (të përditësuara për mësimin online), në përdorimin e videos në mësimin online, si dhe në përshtatja e planit mësimor për mësimin e kombinuar dhe në distancë.
Përmbajtja

JAVA

1

4 orë

MODULI I. Komponentët dhe hapat për përgatitjen e planit mësimor

Në këtë modul, mësuesit aftësohen në përmirësimin e planeve mësimore ditore për mësimin në klasë dhe në distancë, në përcaktimin e komponentëve kryesorë të planit ditor mësimor, si dhe përgatitjen e planit mësimor ditor sipas hapave të përcaktuar.


JAVA

2

3 orë

MODULI II. Planet mësimore me 3 pjesë të përditësuara për mësimin online

Përgjatë këtij moduli, mësuesit pajisen me njohuritë e nevojshme për të rritur angazhimin e nxënësve në mësimin online, si dhe për të hartuar planin mësimor me tri pjesë.


JAVA

3

3 orë

MODULI III. Përdorimi i videos në mësimin online

Përdorimi i videove është një formë mjaft efikase për të garantuar një orë të suksesshme mësimi online. Moduli na njeh me format kryesore të organizimit të mësimit nëpërmjet videove, me avantazhet, por edhe me disavantazhet e përdorimit të tyre.


JAVA

4

4 orë

MODULI IV. Përshtatja e planit mësimor për mësimin e kombinuar dhe në distancë

Ky modul aftëson mësuesit në shqyrtimin e aktiviteteve që klasat virtuale ofrojnë, si ndihmëse të planfikimit efektiv të orës së mësimit, si dhe në përpilimin e skicave të planeve mësimore për mësimin e kombinuar dhe nw distancë.


Autorët e Kursit

Lediana Xhakollari

Migena Kapllanaj

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Identifikimi i komponentëve kryesorë të planit ditor mësimor dhe të shpjegojnë hapat e përgatitjes së planit mësimor ditor

2

Dhënia e ideve mbi mënyrat e mundshme të përshtatjes së planit mësimor ditor për mësimin e kombinuar dhe në distancë

3

Vlerësimi i planeve ditore aktuale mësimore në perspektivën e mësimit online

4

Hartimi i skicave të planeve mësimore për mësimin e kombinuar dhe në distancë

5

Shqyrtimi i aktiviteteve të ndryshme që ofron klasa virtuale dhe që ndihmojnë në planifikimin më të mirë të orës mësimore

6

Diskutimi i formave kryesore të organizmit të mësimeve me video

7

Aftësimi mbi orientimet bazë për planifikimin e mësimit online

8

Rritja e angazhimit të nxënësve në mësimet online përmes metodave të ndryshme

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik