Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Platformat digjitale për mësim të kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësues me përvojë në përdorimin e platformave digjitale në mësimdhënie.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Video-tutoriale ku demonstrohet përdorimi i platformave.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Mësimdhënia dhe të nxënit ka ndryshuar rrënjësisht gjatë dekadave të fundit. Digjitalizimi po zë vend gjithnjë e më të madh procesin mësimor, duke e shndërruar në domosdoshmëri aftësimin e mësimdhënësve në përdorimin e platformave dhe aplikacioneve të ndryshme. Platformat digjitiale në menaxhimin e mësimit si Moodle, Mësovet.al, Google classroom, ato për videokonferenca si Zoom, Gmeet, për kuice si Mentimeter e Kahoot etj. janë shumë të rëndësishme për ta bërë mësimin sa më tërheqës për brezat e rinj, tashmë të mësuar me teknologjinë. Prezantimi i secilës platformë, avantazhet dhe mënyra e përdorimit për mësim janë tematikat kryesore të trajnimit.
Përmbajtja

JAVA

1

2 orë

MODULI I. Platforma digjitale Moodle

Në këtë modul do të mund të merrni njohuritë bazë mbi platformën digjitale Moodle, duke u aftësuar në përdorimin e saj në nivel fillestar. Do të përvetësoni se si të hapni një llogari në Moodle dhe se si të krijoni dhe organizoni lëndët tuaja.


JAVA

2

2 orë

MODULI II. Platforma digjitale MësoVET

Ky modul vendos në fokus platformën digjitale MësoVET. Specifikat e saj, mënyra e përdorimit, si dhe ndikimi që ka në nxitjen e ndërveprimit në procesin mësimor janë çështjet kryesore që trajtohen në modul.


JAVA

3

2 orë

MODULI III. Platforma digjitale Google Classroom

Google Classroom përfaqëson një ndër platformat më të përdorura në botë nga mësimdhënësit. Në këtë modul do të mund të aftësoheni në përdorimin e kësaj platforme me nxënësit tuaj, duke përftuar nga lehtësitë dhe benefitet që ajo krijon në organizimin e orës së mësimit.


JAVA

4

2 orë

MODULI IV. Komunikimi në distancë me Google Meet dhe Zoom

Ky modul na aftëson në përdorimin e platformave Google Meet dhe Zoom, si që i vijnë në ndihmë mësimdhënësve për të organizuar takime online me nxënësit. Do të mund të hapim llogari në këto platforma dhe të mund t'i përdorim ato sipas funksioneve të tyre.


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Platformat për të nxitur ndërveprimin (Mentimeter/Kahoot)

Do të zbulojmë në këtë modul se si të përdorim platformat Mentimeter dhe Kahoot për të angazhuar nxënësit gjatë orës së mësimit dhe për të nxitur ndërveprimin në klasë, duke u aftësuar në hapjen e llogarive në këto platforma dhe në ndërtimin e veprimtarive mësimore duke përshtatur opsionet që ato ofrojnë.


JAVA

6

2 orë

MODULI VI. Platformat me materiale mësimore falas Khan Academy & Ted Ed

Në këtë modul do të përvetësojmë, nëpërmjet demonstrimeve, se si të përdorim dy platforma që ofrojnë materiale mësimore falas: Khan Academy dhe TedEd. Do të njihemi me avantazhet e tyre dhe me mënyrat se si mund të shfrytëzohen në mbështetje të të nxënit.


JAVA

7

2 orë

MODULI VII. Platformat për komunikim elektronik dhe dokumentim Google Drive & YouTube

Fokusi i këtij moduli janë platformat për Google Drive dhe YouTube, të cilat mbështetin komunikimin elektronik dhe dokumentimin. Do të kuptojmë më shumë se si t'i përdorim ato për të nxitur bashkëpunimin dhe përqendrimin e nxënsëve, si dhe për t'i motivuar ata për të nxënë.


Autorët e Kursit

Sonila Papathimiu

Ornela Hasrama

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Dallimi i karakteristikave të platformave të trajtuara

2

Hapja e një llogarie/lënde të re, krjimi i një blloku dhe kryerja e ndryshimeve të tjera në mjetin e krijuar

3

Identifikimi i avantazheve dhe disavantazheve të secilës platformë

4

Krahasimi i përparësive dhe i mangësive të secilës platformë

5

Përcaktimi i platformës më të përshtatshme për zhvillimin e orës mësimore sipas kontekstit

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik