Gjej dhe ndiq pasionin tënd

Aftësohu me kurset e praktika.al

30+ kurse për të eksploruar
Vlerësimi i nxënësit në mësimin e kombinuar
5
Praktika.al
Ofruar nga Praktika.al

Për të gjithë mentorët në biznese

Falas me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë

Dëshmi nga mësimdhënës.
Takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve.
Sondazhe, forume dhe prezantime dinamike në kurs që rritin interaktivitetin dhe nxitin pjesëmarrjen.
Suport teknik për çdo problem apo vështirësi të ndeshur.
Mbi Kursin
Vlerësimi është një pjesë integrale e procesit mësimor, nëpërmjet të cilit kuptojmë shkallën e përmbushjes së objektivave të vendosur. Metodat dhe teknikat e vlerësimit, të përdorura siç duhet sipas konteksteve të ndryshme mësimore, u mundësojnë mësuesve të kuptojnë ecurinë e nxënësve, pikat e tyre të forta, por dhe mangësitë e tyre. Aplikimi i duhur i formave dhe teknikave të vlerësimit u jep mundësi edhe nxënësve të ndërgjegjësohen mbi performancën e tyre dhe mbi nevojat për përmirësim. Trajnimi i jep mundësi mësuesve që të shqyrtojnë vlerësimin si proces dhe si matje. Njëkohësisht, mësuesit aftësohen në përdorimin e teknikave të shumëllojshme të vlerësimit të të nxënit dhe për të nxënë, duke i parë ato të lidhura me objektivat e programit lëndor dhe kompetencat që synon të formojë kurrikula e re në arsimin bazë dhe sidomos me rezultatet e orës mësimore. Trajnimi ofrohet në një qasje fleksibël, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të përparojnë me përmbajtjen digjitale sipas ritmit që u përshtatet.
Përmbajtja

JAVA

1

2 orë

MODULI I. Domosdoshmëria e vlerësimit të nxënësve

Në këtë modul analizohet domosdoshmëria e vlerësimit për nxënësit, si dhe identifikohen dokumentet e vlerësimit që lidhen me nxënësin. Moduli trajton gjithashtu parimet e vlerësimit për nxënësin.


JAVA

2

3 orë

MODULI II. Vlerësimi formues/i vazhdueshëm

Ky modul vendos në fokus treguesit zyrtarë të vlerësimit të nxënësve që përdoren në institucionet e AFP-së, përmbajtjen e vlerësimit formues, si dhe metoda dhe teknika të vlerësimit formues. Do të mund të aftësohemi edhe në krahasimin mes vlerësimit formues dhe llojeve të tjera të vlerësimit.


JAVA

3

2 orë

MODULI III. Vlerësimi diagnostikues

Nëpërmjet këtij moduli, do të analizojmë rëndësinë e përdorimit të vlerësimit diagnostikues, si dhe do të evidentojmë metodat dhe teknikat e përdorura në kuadër të këtij vlerësimi.


JAVA

4

2 orë

MODULI IV. Vlerësimi si matje

Në këtë modul do të mund të përfitoni njohuri mbi konceptin e vlerësimit si matje, duke bërë dallimet mes tij dhe vlerësimit si proces. Njëkohësisht, do të aftësoheni në drejtim të formave të vlerësimit përfundimtar që zhvillohen në shkollat e AFP-së.


JAVA

5

2 orë

MODULI V. Teknika të vlerësimit formues

Moduli trajton rëndësinë e përdorimit të metodave dhe teknikave të vlerësimit formues, dallimet midis teknikave të vlerësimit formues me atë përfundimtar, si dhe teknika të njëjta që mund të shërbejnë, si për vlerësimin formues, edhe për atë përfundimtar.


JAVA

6

3 orë

MODULI VI. Metoda dhe teknika online të vlerësimit të nxënësit

Fokusi i këtij moduli janë platformat online MësoVET, platformat Google Classroom dhe Google meet, si dhe përdorimi i e-forms për hartimin e testeve online. Do të njihemi gjithashtu me teknika digjitale të vlerësimit të nxënësit, si dhe do të diskutojmë mbi vlefshmërinë e vlerësimit online.


Autorët e Kursit

Robert Gjedia

Ofruar nga
Praktika.al

Praktika.al

Praktika.al po punon për krijimin e një tregu të strukturuar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Rezultatet pas përfundimit
1

Analiza e domosdoshmërisë së vlerësimit për nxënësit

2

Identifikimi i dokumenteve të vlerësimit që lidhen me nxënësin

3

Shpjegimi i parimeve të vlerësimit për nxënësin

4

Kryerja e dallimit mes vlerësimit si proces dhe si matje

5

Identifikimi i llojeve të vlerësimit formues

6

Paraqitja e teknikave që vlerësojnë të nxënit

7

Kryerja e dallimit mes teknikave për të nxënë nga ato të të nxënit

8

Analizimi i teknikave të vlerësimit në kushtet e mësimdhënies online

Vlerësime
5 nga 5
Pyetjet e bëra më shpesh
Kompjuter/laptop, lidhje e qëndrueshme interneti, bllok shënimesh, stilolaps.
Trajnimi do të zhvillohet tërësisht online, duke kombinuar dy qasje - Asinkron: pjesëmarrësit avancojnë sipas ritmit të tyre në platformë, duke ndjekur videot, duke punuar me prezantime dinamike, duke dhënë inputin e tyre në forume, duke marrë pjesë në sondazhe dhe duke testuar njohuritë e marra në kuice dhe ushtrime. - Sinkron: takime online mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, me qëllim diskutimin mbi paqartësitë apo vështirësitë e ndeshura gjatë punës.
Ke pyetje te tjera? Shkruaj ne info@praktika.al

Praktikohu në kurse të tjera

Mësimi i bazuar në probleme

Mësimi i bazuar në probleme

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Krijimi i marrëdhënies biznes-shkollë

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Gjithëpërfshirja dhe aksesueshmëria në mësim

Njoftohu në email për kurset më të reja në praktika.al

Regjistrohu te buletini Elektronik